Obama reagon pas rezultateve të zgjedhjeve në SHBA: Demokratët të përveshin mëngët

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama ka reaguar mbi rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit ku pohoi se amerikanët kanë dërguar një “mesazh të qartë“ duke shtuar se demokratët duhet ” të përveshin mëngët”.

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë, ata duan politikë që i bashkon njerëzit në vend që t’i përçajë, si dhe udhëheqës që propozojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, citoi ish-presidenti, i cili në javët e fundit ka marrë pjesë në disa tubime fushate në mbështetje të kandidatëve demokratë.

“Këto rezultate u bënë të mundura vetëm falë kandidatëve të jashtëzakonshëm që kandiduan në çdo rajon të vendit, madje edhe në zona që dikur konsideroheshin kauza të humbura. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme shoqërore dhe përfaqësonin një gamë të gjerë pikëpamjesh politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, besimi në shërbimin publik dhe angazhimi për t’i vënë qytetarët e rajoneve dhe shteteve të tyre në radhë të pare”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për zyrtarët zgjedhorë dhe vullnetarët.

“Edhe pse kjo qeveri ka ende dy vjet në pushtet, puna jonë tani është të përveshim mëngët, të bëjmë ndryshime aty ku mundemi, të parandalojmë dëme të mëtejshme dhe të hedhim themelet për të ardhmen”, theksoi Barack Obama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top