Këtë të shtunë, në orën 18:00, pritet të zhvillohet në Tiranë protesta e shtatë radhazi qytatare. Protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre përtej kundërshtimit të projektit në Zvërnec. Organizatorët deklarojnë se lëvizja ka marrë përmasa më të gjera, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Lëvizja që nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec është shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë. Organizatorët thonë se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Mes kërkesave kryesore janë anulimi i projekteve të kundërshtuara, më shumë transparencë nga qeveria dhe marrja e përgjegjësive politike nga ekzekutivi.
Deri tani protestat janë zhvilluar kryesisht pa incidente. Organizatorët kanë bërë vazhdimisht thirrje për qetësi dhe shmangie të provokimeve. Dy ditë më parë pati tensione, pasi protestuesit hoqën barrierat metalike të vendosura nga policia. Forcat e rendit përdorën spraj me piper për të shpërndarë turmën.