Telenovela e re Rama-Basha po përjeton episodin më shpërthyes deri tani.
Me zë të lartë, me një buzëqeshje të gdhendur në fytyrë dhe syrin e djathtë që e shkel me ritëm beatbox-i, Lulzim Basha bërtet para kamerës në makinë “O Rameeee”, dhe zbulon konpsiracionin më të fundit.
Sipas Bashës, Rama po i kërkon ndihmë Berishës për ta sulmuar atë.
“O Rame, ça frikacaku je mor burr, ke vënë doktorin me m’sulmu mu. A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoj partnerin. Po dil vet në fushë mor burr, doktori 81 vjeç. Dil vet në fushë, thuaji doktorit merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë përpara të dy me mu. Ngele duke kërku ndihmë mo Rame, po s’ka derman mo Ram, sepse 7×7, 313, mo Rame.