Nunez gjithnjë e më afër largimit nga Liverpool në janar, e kërkojnë klubet arabe

Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli, por vazhdon të jetë në pikëpyetje emri i skaudrës së tij të re.

Sulmuesi uruguaian është bashkuar me The Reds në verën e vitit 2022, por pa arritur të lë gjurmë në Anfield.

Liverpooli është lodhur duke pritur shpërthimin e tij dhe ka vendosur që t’i dëgjojë ofertat për Nunez pasi janë të gatshëm për ta shitur atë qysh në janar.

Skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Nunez është klubi arab Al-Hilal që janë gati t’i plotësojnë të gjitha kërkesat si të Liverpoolit ashtu edhe të sulmuesit.

The Reds synojnë që të fitojnë rreth 70 milionë euro nga shitja e Nunez. /Telegrafi

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top