Numri i vizitorëve të huaj në Francë për vitin 2024 kalon shifrën e 100 milionëve

Franca mirëpriti 100 milionë vizitorë të huaj në vitin 2024, viti i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike në Paris, duke sjellë të ardhura prej 71 miliardë eurosh, njoftoi të martën ministria e turizmit. Vendi priti dy milionë më shumë vizitorë se në vitin 2023.

“Megjithëse këto shifra konfirmojnë pozicionin tonë si destinacioni numër një në mbarë botën, ne duhet të kalojmë në një fazë të re dhe të bëhemi destinacioni numër një për turizmin e qëndrueshëm ”, tha ministrja Nathalie Delattre, sipas njoftimit.

“Perspektiva për tremujorin e parë të 2025 është shumë e mirë me rritjen e trafikut”, thuhet në njoftim.

Mbërritjet ajrore ndërkombëtare janë rritur 10% në tremujorin nga 2024, me vizitorët amerikanë me 15%, brazilianë dhe indianë me 7% dhe kinezë me 16%. Shkalla e rezervimit të hoteleve në Paris regjistroi një rritje prej 7 pikësh në janar 2025 dhe 4 pikë në shkurt.

Në vitin 2024, të ardhurat nga vizitorët jashtë shtetit u rritën me 12% nga viti në vit, ku numri më i madh vinin nga Belgjika, Anglia, Gjermania, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara. Klientela aziatike po kthehet në Francë, por numri i vizitorëve kinezë mbetet 60% më i ulët se para pandemisë. Vizitorët japonezë janë 30% më pak se në vitin 2019.

Për të gjithë vizitorët nga jashtë, fjetjet shënuan një rritje prej 7.3%, kryesisht për shkak të akomodimit me qira.

Festat e fundvitit patën një rritje të ndjeshme turistike për shkak të vendpushimeve të skive dhe rritjes së vizitorëve të huaj kryesisht edhe prej reshjeve të borës. Shkalla e rezervimit të vendpushimeve të skive u rrit këtë periudhë në 85% për të gjitha akomodimet, një rritje prej tre pikësh krahasuar me vitin 2023. Vizitat nga jashtë janë rritur me 10% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa vizitorët francezë janë rritur me 2%.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top