Numërimi drejt fundit/ PS kryeson me 52.09 % të votave

 

Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5015 qendra votimi, nga 5225.

PS ka marrë në rang vendi 696937 vota ose 52.09 %. Ndërsa PD-ASHM ka marrë 460949 vota ose 34.45%. PSD ka marrë 46039 vota, ose 3.44%, Nisma Shqipëria Bëhet 46956 vota, ose 3.51% dhe Partia Mundësia 39760 vota ose 2.97%.

Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top