Numërimi/ Celibashi: Nga procesi kanë rezultuar 55,519 vota të pavlefshme

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat. Celibashi tha se 9 kuti janë vlerësuar të parregullta, 7 prej të cilave në momentin e dorëzimit nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 të tjera janë konstatuar më pas.

Gjithashtu bëri me dije se procesi i numërimit të votave jashtë vendit është drejt përfundimit për disa qarqe, përfshirë Kukësin dhe Tiranën.

“1,406,833 janë vota të vlefshme dhe 55,519 janë të pavlefshme. Nëse mbledhim numrin e votave të vlefshme me numrin e votave të pavlefshme, atëherë përputhet 100% me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe këtu nuk kemi kontradiktë.

Në lidhje me kutitë, janë vetëm 9 kuti që kanë rezultuar të parregullta nga procesi i votimit. 7 prej tyre janë shpallur të parregullta që në momentin e dorëzimit të kutive nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 janë konsideruar të tilla nga KZAZ pas marrjes së kutive në dorëzim, ka rezultuar kështu.

Kjo është panorama sa i përket numërimit të fletëve brenda vendit. Sa i përket numërimit të fletëve jashtë vendit, ka nisur procesi edhe për numërimin për deputetë në qarkun Kukës. Është drejt përfundimit në këto momente që flasim edhe për qarkun e Tiranës, dhe do të nisin menjëherë me vlerësimin e votave për kandidatët e listës së hapur”, tha Celibashi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top