Inteligjenca Artificiale do të përdoret në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot, për të numëruar votat.
Pavarësisht kësaj, raportohet se pavarësisht se KQZ ka deklaruar se do të përdoret AI, Komisioni Zonal i Administrimit të Votave thotë se nuk ka marrë ende udhëzimet e nevojshme.
KZAZ 80 në Tepelenë deklaroi se nuk ka marrë asnjë udhëzim apo pajisje. Për këtë çështje reagoi edhe kryekomisioneri Ilirian Celibashi që tha se projekti pilot do të kryehet nëpërmjet kamerave që janë instaluar në qendrën e numërimit të votave.
Me anë të një programi të Inteligjencës Artificiale të instaluar në KQZ do të bëhet i mundur një numërim paraprak i numërimit të votave. Celibashki tha se të dhënat do të vijnë në kohë reale në KQZ ndërsa Komisionerët do të vazhdojnë numërimin normalisht.