Nuk u paraqit për të dëshmuar, Prokuroria Speciale: Kurti ndodhet jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit për një rast penal që po hetohet nga kjo Prokurori. Arsyeja e mosparaqitjes së Kurtit në Prokurori Speciale është se ai ndodhet jashtë vendit në një udhëtim zyrtar. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj u shpreh para gazetarëve se kabineti i kryeministrit Kurti i ka njoftuar se ai ndodhet në një udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot për të dëshmuar.

“Prokuroria Speciale përmes thirrjes së rregullt e ka ftuar kryeministrin Kurti në cilësinë e dëshmitarit në një rast penal që kjo Prokurori e ka në hetim. Nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është njoftuar se kryeministri gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Ajo shtoi Prokuroria Speciale do të përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti.

“Konform ligjit Prokuroria Speciale do ta përgatitë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër. Ky është i gjithë informacioni që mund ta ndajmë tani për tani”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top