Nuk tërhiqet Real Madrid, i gatshëm të hapë bisedimet për Alexander-Arnold

Klubi spanjoll Real Madridi është gati të hapë zyrtarisht bisedimet për një marrëveshje transferimi për mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Real Madridi do të hapë bisedimet zyrtare me kampin e Alexander-Arnold në ditët në vijim.

Los Blancos thuhet se kanë kontaktuar me Liverpoolin për mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit në janar me një ofertë prej 15 milionë euro dërguar klubit anglez.

Real Madridi është gati të paguajë deri në 25 milionë euro për mbrojtësin anglez.

Megjithatë, nuk pritet që Liverpool ta lërë Trentin të shkojë për 15-25 milionë euro në mes të sezonit.

‘Plani B’ i Real Madridit është të presë deri në verë dhe të marrë mbrojtësin e djathtë falas kur kontrata e tij të përfundojë në qershor./telegrafi

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top