Nuk siguroi votat nga opozita, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale

Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme që do të mbahet në Kuvend pas disa minutash.

Sipas burimeve për mediat, arsyeja e tërheqjes nga seanca plenare është mossigurimi i 84 votave që nevojiten për të kaluar projektligjin. Deputetët e opozitës e kanë shprehur që nuk do të votonin pro, ndërsa ditën e djeshme edhe kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha se nuk do ta votojë projektligjin.

Ndërkohë një tjetër votim pritet të bëhet sot në seancën plenare, ajo e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Nga ana tjetër deputetët e opozitës kanë lajmëruar se do të vijojnë me aksionin opozitar duke penguar kështu zhvillimin e seancës plenare.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top