Nuk po kalon momente të mira te Liverpooli, sulmuesi italian pranë rikthimit në Serie A

 

Inter është i gatshëm që të pyesë Liverpoolin për mundësinë e huazimit të sulmuesit Federico Chiesa, transmeton Gazeta Metro.

Sipas një raportimi nga Tuttosport, gjiganti italian i është vënë pas ish-yllit të Juventus dhe një lëvizje të tillë mund ta realizojë qysh në merkaton dimërore.

Deri tani ka pasur spekulime se futbollisti italian me gjasë do të largohet nga “Anfield”, për të rimarrë formën e tij, pasi ka luajtur fare pak pas transferimit te skuadra angleze.

Sulmuesi italian ka hasur shpesh probleme të ngjashme gjatë karrierës së tij në vitet e fundit. Sa herë që ka qenë pranë rikthimit nga një dëmtim, një tjetër dëmtim muskulor ka penguar rikuperimin e tij.

Pikërisht për këtë arsye, Juventusi kishte shfaqur shqetësime për gjendjen e tij fizike dhe vendosi ta shiste për vetëm 12 milionë euro, në vend që t’i ofronte një kontratë të re.

Në anën tjetër, përveç Interit, edhe Roma e Milani kanë shfaqur interes për transferimin e Chiesas në janar, por të gjithë klubet e interesuara do të duhej të paguanin të paktën gjysmën e pagës së tij (7.5 milionë euro).

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top