Pas sulmit të ushtrisë amerikane dhe asaj britanike ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi, ka patur një reagim nga këta të fundit. Një zëdhënës i rebelëve ka thënë se ata do të vazhdojë të shënjestrojë anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq.
“Ne pohojmë se nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë agresion kundër Jemenit, pasi nuk ka pasur asnjë kërcënim për transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq dhe Detin Arabik. Sulmet kanë goditur dhe do të vazhdojnë të godasin anijet izraelite ose ato që drejtohen në portet e Palestinës së pushtuar”, shkruan Mohammed Abdulsalam në “X”.
Abdulsalam shtoi se SHBA dhe Britania e Madhe ishin “gabim” kur menduan se sulmet “do ta pengonin Jemenin nga mbështetja e Palestinës dhe Gazës”.