Nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje, grupi i PD-së kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecën, pasi mori drejtimin e Komisionit Hetimor në Shëndetësi dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje.

Gjithashtu Grupi i PD-së ka kallëzuar edhe sekretarin e Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe punonjës të Gardës.

Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Check up dhe Sterilizimin të datës 8 Tetor, ku drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetari Ndreca, ndërsa kryetarja Albana Vokshi nuk ishte e pranishme në sallë.

I thirrur për t’u marrë në pyetje në seancën dëgjimore ishte Arben Gjata. Kujtojmë që Plarent Ndreca ka qenë avokat i dëshmitarit Arben Gjata për çështjen e “Sterilizimit”.

Duke vlersuar situatën Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë kryetares së Sekretariatit të Etikës ku thekson;

“Komisioni Hetimor ndodhet në një situatë të paprecedent, të pandodhur asnjëherë më parë në historinë e Komisioneve Hetimore. Mbi 70% e anëtarëve aktualisht janë të dënuar» e nuk lejohen që të hyjnë e të marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit”, thuhet në shkresë.

Në kërkesë thuhet se pamundësia e deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në Komision, e bën pyetjen e dëshmitarëve të paplotë dhe të pavlefshme.

Gjithashtu pretendohet se deputetë të mazhorancës kanë përdodur një fjalor jo të denjë dhe jo etik ndaj një ligjvënësje të PD.

“Përdorimi nga disa deputete pjese te mazhorances i nje fjalori te padenje dhe joctik ndaj nje zonje deputete, e cila ne rradhe te pare eshte nje nene dhe nje grua, vlerësojmë se përben shkelje te rende te etikes parlamentare”.

 

 

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top