Nuk ka më çmime që nuk përkasin me vlerën e lojtarëve: Uefa i jep fund abuzimeve

UEFA i vendos një ndalesë shkëmbimeve të lojtarëve me vlera të rregulluara për të balancuar buxhetet. Me fjalë të tjera, do të jetë e pamundur të shihen shkëmbime të tjera të stilit Pjanic-Arthur me një vlerësim 72 dhe 60 milionë. Nëse dikush tenton ta bëjë do ta ketë të pamundur të fusë transaksionin në bilanc. Ky është lajmi i madh që do të jetë në fokus të komitetit ekzekutiv të 28 qershorit, i kryesuar nga zv/presidenti Gravina.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja prestigjioze franceze l’Equipe. Gazeta megjithatë saktëson se metoda që UEFA synon të miratojë për të përcaktuar se cili çmim i korrespondon vlerës së një lojtari nuk është ende e qartë. Duhet të krijohet një grup pune i dedikuar për këtë detyrë. Sepse duhen marrë parasysh edhe dallimet midis markatove të ndryshme kombëtare në Europë.

 

Njësia matëse duhet të hyjë në fuqi në këtë dritare merkato. Priten, gjithashtu, kufizime të tjera për fair play financiar me qëllim parandalimin e anashkalimit të saj. E kjo është një cështje për të cilin UEFA nuk ishte angazhuar kurrë deri tani. Një lëvizje e tillë do të ndalojë situata të ngjashme me atë që po kalon Juventus këtë sezon.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top