Nuk ikën vetë, Rama urdhëron dorëheqje të drejtorëve

Studentët kërkojnë dhe presin dorëheqjen e tij, por Rama ka bërë lëvizje tjetër. Mësohet se sot ai i ka kërkuar ministrave të mbledhin gjithë drejtorët e tyre të varësisë dhe t’u kërkojnë dorëheqjen nga detyra.

Nuk bëhet fjalë vetëm për drejtorët e përgjithshëm, por edhe për drejtorë rajonalë nëpër qarqe. Me siguri që do të ketë edhe drejtorë që do t’i shpëtojnë kësaj vale shkarkimesh, sic ka ndodhur edhe në të kaluarën. Drejtorokracia është ngritur në sistem gjatë pushtetit të Edi Ramës.

Sot ke njerëz që janë drejtorë prej 13 vitesh a thua se janë talente të shquar në menaxhim e shërbim ndaj qytetarëve. E vetmja meritë e tyre është se vjedhin përmes tenderave për të blerë vota dhe pastaj pas votave që kanë blerë vijojnë të vjedhin duke ruajtur postet ku janë graduar.

Përtej cdo lëvizje që mund të bëjë Rama, fatin e tij politik nuk e shpëton dot më asnjë lëvizje. Edi Rama ka kryer punë, edhe pse mund të shtypë me dhunë përkohësisht protestën e të rinjve. Mllefi, zemërimi dhe pakënaqësia me të nuk shuhet me ca lëvizje drejtorësh. Edhe ai vetë e di këtë gjë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top