Nuk i paguajnë dot rrogën: pas vetëm një muaji Depay “fluturon” nga Corinthians

Pikërisht një muaj më parë, në një lëvizje befasuese, Memphis Depay vendosi të nënshkruajë si lojtar i lirë me Corinthians. Sulmuesi holandez, i cili në Europë kishte veshur fanellat e PSV, Manchester United, Lyon, Barcelona dhe Atletico Madrid, nuk kishte arritur të gjente marrëveshje të kënaqshme me asnjë klub elitar të kontinentit të vjetër dhe kishte vendosur të provonte një përvojë të re në Brazil.

Një eksperiencë, e cila sipas thashethemeve të fundit, tashmë mund të jetë në fund të saj. Timao, në fakt, po përballet me një problem të madh në lidhje me sponsorin kryesor dhe mund të mos ketë fonde për t’i paguar rrogën.

DEPAY-CORINTHIANS NË THYERJE TË RAPORTIT?
Një muaj pas mbërritjes së tij në Brazil, Depay duket se do të jetë i sakrifikuari. Sponsori kryesor i klubit, agjencia e basteve Esportes da Sorte, është përjashtuar nga lista e basteshkruesve të autorizuar për të operuar në Brazil dhe si rezultat mund të mos jetë në gjendje të respektojë marrëveshjen financiare të përcaktuar me Corinthians. Një marrëveshje trevjeçare me vlerë 309 milionë rea (rreth 51.3 milionë euro), nga e cila, sipas revistës Placar, nga kjo shumë, 57 milionë reai synojnë të mbulojnë një pjesë të pagesës së Depay.

Në rast të largimit të sponsorit kryesor, pasojat ekonomike për klubin e Sao Paulos do të ishin katastrofike. Sipas Paulo Vinicius Coelho, një gazetar dhe komentator i njohur sportiv, Corinthians mund të detyrohet të rinegociojë kontratën e Depay, ose edhe të marrë parasysh opsionet e tjera, duke përfshirë lirimin e lojtarit. Të ketë zgjatur vetëm një muaj “shëtitja” në Brazil e karizmatikut Memphis?

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top