“Nuk i njoh fare”: Salernitana si klub shqiptar, Paulo Sousa i demoralizuar

Salernitana e teknikut Paulo Sousa është gati të bëjë debutimin në Serie A duke sfiduar Romën e José Mourinhos në Olimpico. Megjithatë, trajneri i amarantëve po përballet me fushatën e transferimeve të kampanëve, që ka sjellë lojtarë të panjohur nën urdhërat e tij.

“NUK I NJOH FARE”
Paulo Sousa është një trajner i drejtpërdrejtë dhe i hapur, i cili gjithmonë thotë atë që mendon. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Romës, portugezi ka treguar zhgënjimin e tij me lojtarët që janë blerë deri më tani. Lojtarë që vijnë nga kampionatet e nivelit më të ulët për të cilët nuk kishte dëgjuar kurrë të flitej: “Është vetëm Legoëski që mund të thirret. Unë nuk i njoh fare të tjerët, ata duhet të punojnë. Ata vijnë nga kampionate më të vogla se Serie A dhe janë baste të drejtorit sportiv dhe presidentit. Do të përpiqem t’i njoh”.

Lexo më tej: Sousa i çoi në playoff, para Shqipërisë, por Boniek nuk ia fal largimin nga Polonia: “Sousa, një ditë do takohemi”

DY BLERJE TË DISKUTUESHME
Ikëuemesi dhe Steëart Tristante kanë mbërritur te Salernitana dhe do të duhet të bindin trajnerin dhe tifozët se nuk po janë thjesht meteorë kalimtarë. Për ta do të jetë më e vështirë se parashikohet, duke qenë se vijnë nga kampionate dhe realitete inferiore. Detyra do të jetë shumë e vështirë edhe për trajnerin portugez.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top