Nuk i kanë vendosur sanksione Putin, por SHBA vlerëson partneritetin e Serbisë në luftimin e agresionit të Rusisë në Evropë

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se vlerëson partneritetin e vazhdueshëm të Serbisë “në luftimin e agresionit të Rusisë në Europë dhe në ndihmën humanitare për popullin ukrainas”.

Në një përgjigje për REL, DASH-i thekson se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me udhëheqësit serbë është i fokusuar në “forcimin e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, teksa Serbia ndërton të ardhme të sigurt dhe të begatë në Europë që është e paprekshme nga shantazhi politik dhe ekonomik i Rusisë”.

Reagimi erdhi pas akuzave të bëra nga aktivisti rus, Andrei Pivovarov, i cili tha se zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ishte përfshirë në arrestimin e tij më 2021. Nga DASH, sqaruan se Vulin vazhdon të jetë në listën e sanksioneve amerikane.

“Qëndrimi ynë sa i përket Aleksandar Vulinit tashmë dihet. Ai vazhdon të jetë nën sanksione amerikane. SHBA-ja nuk ka asnjë rol në emërimin e pjesëtarëve të Qeverisë serbe”, tha DASH-i në përgjgjen dërguar REL-it.

Vulin ishte ministër i Brendshëm i Serbisë kur Pivovarov u arrestua në maj të vitit 2021. Kur u pyet nga REL-i, BE-ja tha se “nuk është në pozitë” që të komentojë “për këtë rast specifik”. Zëdhënësi Peter Stano u shpreh vetëm se “ajo cfarë mund të themi ne është se mbajtja e raporteve me Rusinë gjatë luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së dhe procesin e anëtarësimi në bllokun europian”./REL

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top