Në mbrëmjen gala të Golden Globe Awards 2026, një numër aktorësh dhe personazhesh të priviligjuar nga Hollywood-i përdorën platformën e ngjarjes për të bërë deklarata të forta politike kundër Presidentit amerikan Donald Trump, duke tërhequr vëmendjen e mediave të huaja dhe komentatorëve ndërkombëtarë.
Një nga momentet më të përfolura erdhi nga Mark Ruffalo, i cili në tapetin e kuq komentoi për vdekjen e Renee Nicole Good, e cila u vra nga një agjent i ICE në SHBA pasi u mundua ta shkelte zyrtarin me makinë.
Ruffalo e quajti presidentin Trump “një nga njerëzit më të këqij në botë” dhe përdori fjalë mjaft të ashpra për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me udhëheqjen e vendit, të cilin madje e quajti edhe përdhunues e pedofil. Ky moment u raportua gjerësisht në mediat ndërkombëtare si një ndër komentet më të forta të një ylli të Hollywood-it gjatë eventit.
Në ceremoninë e sivjetme, shumë artistë,përfshirë Wanda Sykes, Jean Smart, Natasha Lyonne dhe Ariana Grande, shfaqën butona me mbishkrime si “BE GOOD” dhe “ICE OUT” në mbështetje të kauzave sociale dhe si reagim ndaj politikave të imigracionit dhe tjera çështje aktuale në Shtetet e Bashkuara.
Këto akte u morën si një mesazh politik publik nga komuniteti i artit dhe showbiz-it, që ka shpeshherë dëshirë të kapë vëmendje me ligjërata politike për çështje të cilave s’ua kanë haberin.
Mark Ruffalo on Donald Trump: “The guy is a convicted felon, a convicted rapist, he’s a pedophile. He’s the worst human being in the world. If we’re relying on this guy’s morality then we’re all in a lot of trouble. I love this country and what I’m seeing here is not America” pic.twitter.com/3Iq50XzHIF
— Marco Foster (@MarcoFoster_) January 12, 2026