‘Nuk është Kylian Saint Germain’, mamaja e Mbappé kritikon hapur të birin: “U përgjigj si fëmijë”

Mamaja e Kylian Mbappé nuk ka ngurruar të dalë kundër të birit, edhe pse te PSG është një situatë mjaft delikate. Fayza Lamari ka
komentuar zgjedhjen e djalit të saj për t’u distancuar nga një video promovuese e Paris Saint-Germain, që e shfaqte atë si protagonist.

Pak javë më parë, Kylian Mbappé u bë protagonist i një shpërthimi të ashpër ndaj PSG. Klubi kishte publikuar një video promovuese për sezonin e ardhshëm, ku Mbappé shfaqej pothuajse vetëm ai si lojtar. Sulmuesi francez nuk e ka pranuar këtë zgjedhje dhe përmes profilit të tij në rrjetet sociale ka shkruar: “Nuk jam dakord me videon e publikuar. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por nuk është Kylian Saint Germain”.

Në Paris, duket praktikisht se qarkullon një lamtumirë e mundshme e numrit 7, pas këtij pozicionimi të qartë në të cilin Kylian nuk pranon më të jetë i vetmi në qendër të projektit të PSG. Destinacioni i mundshëm i sulmuesit është Real Madrid, të interesuar prej kohësh për yllin francez të futbollit.

KOMENTI I MAMASË SË MBAPPÉ

Mamaja e Mbappé, Fayza Lamari, ka komentuar së fundmi shpërthimin e djalit të saj. Fayza pranon se reagimi i djalit të saj ishte shumë impulsiv. Në fakt ajo deklaron: “Ishte shumë i inatosur. Më telefonoi, siç bën zakonisht. E kuptova ankthin e tij, por në të njëjtën kohë e këshillova të mos reagonte. Ndaj së cilës mu përgjigj: ‘Jo, nuk dua të pres. Unë i di pasojat dhe e pranoj’“.

Së fundi, e ëma e djaloshit të artë shtoi: “Fjalët e tij, janë nga zemra. Ai thjesht u përgjigj si një fëmijë i lindur në rrjetet sociale, secili ka mënyrën e vet të komunikimit”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top