Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dha një përgjigje interesante në konferencë për media pas fitores së klubit të tij ndaj Sevillas.
Ai u pyet nga gazetarët nëse e shikoi ndeshjen mes Betisit dhe Barcelonë.
Mourinho u përgjigj: E shikova ndeshjen mes Bayernit dhe Leipzigut. Pastaj dëgjova më vonë se çfarë ndodhi. Nuk isha i befasuar aspak!
Kujtojmë që ndeshja e radhës në La Liga, do të jetë pikërisht “El Clasico”, mes Barcelonës dhe Real Madridit.