‘Nuk e dua Efin në finale’, Luizi habit me deklaratën e tij

Rikthimi i katër banorëve e ka ndryshuar dinamikën në shtëpinë e Big Brother. Tani Luizi po përpiqet të marrë në finale Kiarën ndërsa marrëdhënia me Efin nuk është si dikur.

Madje ai ka nisur që të bëjë plane menjëherë se si të eliminojë banorët e tjerë.

“Efin mos e harro. Avantazhi më duhet për Dean se unë dua Kiarën në finale, jo Efin”, ka thënë Luizi gjatë një bisede me banorët.

Edhe Efi gjatë një bisede u shpreh se e ka kuptuar që Luizi nuk po i jep më afrimitet sepse që në momentin që mësoi se një nga 4 banorët që u rifutën të shtunën në Big Brother do shkojë në finale, ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim.

“Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet”, është shprehur Efi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top