“Nuk e di kush do të luajë me Italinë”: Sylvinho bën enigmatikun, por mban fort Asanin

“Sa i përket kësaj periudhe, patjetër jam i kënaqur. Kemi bërë 3 ditë në Tiranë, pak a shumë kemi një javë këtu dhe dy miqësore. Dhe deri tani gjithçka është në rregull. Nesër nisemi për në Gjermani dhe aty zhvillohet pjesa e fundit e punës”. Sylvinho mund të jetë i kënaqur, për rezultatin, për mënyrën si luajtën lojtarët e tij dhe për faktin që fluturon drejt kampionatit Europian pa asnjë dëmtim. Tekniku brazilian ka mbyllur bilancin me dy fitore, gjashtë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

Ajo që provoi Sylvinho, ishte dicka e ngjashme me atë që kërkon të bëjë në debutimin e Euro 2024 kundër Italisë: “Strategjia sot? Pak, është ndryshe, ne në këtë moment jemi pak më shumë me mendjen në grupin tonë, të fokusar te minutazhi, të luajmë. Është pak strategjike, këtë javë nis periudha vetëm për Italinë”.

ASNJË ZBULIM PËR DEBUTIMIN ME ITALINË
E megjithatë, Sylvinho bën misteriozin dhe nuk zbulon asgjë, ashtu si në fakt i takon të bëjë. Braziliani mund ta ketë në mendjen e tij, por thotë se nuk e di kush do të jetë titullarë kundër Italisë: “Nuk e di, ne kemi tani 7 ditë shumë të rëndësishme stërvitje. Kemi mundësi të bëjmë shumë gjëra – tha tekniku -. Asani dhe Broja vijnë siç e thashë me pak ndeshje. Asani për shembull në këtë vit nga janari deri sot, nuk ka bërë një ndeshje zyrtare, vetëm miqësore. E ai po merr pak ritmin, për të është e rëndësishme të marrë ritmin, nuk është e thjeshtë. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne, duhet t’i japim minutazh. Pastaj në pjesën e dytë provuam diçka, lëvizëm pak lojtarët si Bajrami e Hoxha për të parë ndonjë mundësi për të ardhmen”, e mbylli Sylvinho.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top