Kancelari Olaf Scholz ka thënë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.
“Ne nuk do të dërgojmë trupat tona në Ukrainë. Ne riafirmuam se vendet tona të NATO-s nuk do të bëhen pjesë e drejtpërdrejtë e këtij konflikti, ne nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe do të bëjmë gjithçka për të parandaluar këtë lloj evolucioni”, tha Scholz.
Në këtë mënyrë, Berlini zyrtar i thotë jo hipotezës së Emmanuel Macron gjatë ditëve të fundit, për të dërguar trupat e NATO-s në vijën e frontit.
“Lufta në Ukrainë, megjithatë, do të përfundojë ditën kur Putini të tërheqë trupat e tij, por ai do ta bëjë këtë vetëm nëse e kupton se nuk mund të përparojë më në Ukrainë dhe për këtë mbështetja jonë është thelbësore. Jam mirënjohës që shumë liderë evropianë kanë forcuar apeli tonë për të parandaluar që Ukraina të mbetet pa municion”, shtoi ai.
Edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, pas takimit me Scholz e ka mohuar kategorikisht një përballje direkte me trupat e Vladimir Putin në terren.