“Nuk bënte gjë tjetër veçse pushonte”, Kroos shkatërron lojtarin e Real: ja për cilin e kishte gjermani

Tani ka mbërritur zyrtarizimi, Jude Bellingham, mesfushori anglez, është zyrtarisht një lojtar i ri i Real Madrid. Merengues do të paguajnë 103 milionë euro në arkën e Borussia Dortmund. Shumës mund t’i shtohen edhe 32 milionë të tjera si bonus, në varësi të objektivave që do të arrijnë lojtari dhe klubi. Një investim i rëndësishëm për një lojtar që është ende shumë i ri, por që ka treguar se ka cilësi shumë të rëndësishme. E një nga veteranët e klubit spanjoll, Toni Kroos, duke folur në podkastin e tij ‘Einfach mal Luppen’, i uroi mirëseardhjen të sapoardhurit. Gjermani shfrytëzoi rastin për të përshëndetur Karim Benzema dhe për shigjetuar një ish-shok të skuadrës të sapolarguar nga Madridi.

VLERËSIMI PËR BELLINGHAM
Kroos fillimisht foli për lamtumirën e Topit të Artë, Benzema: “Mendoj se pak e dinin se ai do të largohej dhe shumë e morën vesh pas deklaratës zyrtare të klubit. Nuk pati asnjë bisedë”. Më pas ai foli për ardhjen e fundit, anglezin Bellingham: “Ai është një super lojtar që shumë ekipe e donin për shkak të cilësisë dhe moshës së tij. Në përgjithësi, kam shumë besim te ata që marrin vendimet në Madrid. Nuk e ndoqa në mënyrë shteruese, por e pashë Dortmund në Champions League. Shumicën e kohës ai luajti shumë, shumë mirë. E nëse ndodh edhe këtu, do të jetë një blerje e shkëlqyer. Nëse jo, atëherë jo”.

SULMI KUNDËR HAZARD
Më pas kur dikush i vuri në dukje shpenzimet e mëdha me të cilat përballej Real për të blerë ish-lojtarin e Dortmund, Kroos e shfrytëzoi rastin për të shkatërruar Hazard: “Ne kishim një lojtar tjetër që erdhi këtu për shumë para, duke e vënë në pauzë karrierën e tij. Praktikisht nuk bënte asgjë veçse pushonte”, tha ai duke iu referuar qartë belgut, pa e përmendur kurrë emrin e tij. “Ishin shumë para, mendoj se të gjithë do të thoshin se nuk ishte një transferim i mirë. Por le të përpiqemi të jemi pozitiv”, përfundoi ai.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top