Norvegjia në Botëror me 6 mijë portokalle, 300 kg peshk dhe tre shefa kuzhine me famë botërore

Erling Haaland na ka mësuar me dietën e tij ekstreme të përbërë nga qumësht i papërpunuar, biftekë dhe “superushqime” të tjera, një regjim ushqimor që do ta mbajë edhe gjatë Botërorit. Në delegacionin e saj, Norvegjia ka përfshirë tre shefa kuzhine me famë botërore, të cilët do të gatuajnë pjata tradicionale për t’u mundësuar futbollistëve të vazhdojnë të ushqehen me produkte që njohin dhe të respektojnë dietën e tyre të zakonshme edhe pse ndodhen në një kontinent tjetër.

Federata nuk ka zgjedhur kuzhinierë të zakonshëm, por tre profesionistë të njohur si Aron Espeland, Eirik Tufte dhe Christian Karlsson, kuzhinieri kryesor i kombëtares që nga vitet ’90. Ai nisi të studionte menunë një vit më parë, siç tregon gazeta VG.no, e cila ka hyrë në kuzhinat e ekipit. Lojtarët do të vazhdojnë të ndjekin dietën e tyre të zakonshme, me lëndët e para që kanë mbërritur në SHBA direkt nga Norvegjia.

Dieta e hekurt e Norvegjisë në Botëror
Nuk bëhet fjalë vetëm për të ndjekur një dietë të balancuar dhe të përshtatshme për këtë lloj kompeticioni, por për të konsumuar produkte tipike duke përdorur lëndë të para norvegjeze. Bagazhi i kombëtares së Haaland për Botërorin është i rëndë: brenda tij gjenden 300 kilogramë peshk mes salmonit dhe llojeve të tjera, 116 kilogramë djathë tipik norvegjez dhe më shumë se 6.000 portokalle që do të shërbejnë për të përgatitur 15 litra lëng të freskët çdo mëngjes.

Norvegjia ka hartuar një plan të plotë për Botërorin dhe në delegacionin e saj ka përfshirë dy kuzhinierë me famë botërore, përveç shefit që ndjek ekipin prej më shumë se 30 vitesh. Ata do të jenë pika e fortë jashtë fushës. Do të duhet të përgatisin një bufe katër herë në ditë me ushqime të ndryshme që do të shndërrohen në karburantin e domosdoshëm për stërvitjet dhe ndeshjet.

Gjatë Botërorit, Norvegjia do të qëndrojë në Greensboro, në Karolinën e Veriut, ku në periudhën e ardhshme priten temperatura mbi 35 gradë, të cilat do të kenë ndikim edhe në pjatat që do të serviren. Një organizim i detajuar që nuk lidhet vetëm me lojën, por me çdo aspekt të sportit, i kuruar deri në detajin më të vogël, deri në pikën që të marrin me vete produktet tipike që lojtarët konsumojnë zakonisht.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top