Norvegjia do t’i dhurojë Gazës të ardhurat nga ndeshja me Izraelin: ata e marrin keq

 

Norvegjia do t’ia kalojë të gjitha të ardhurat nga ndeshja kundër Izraelit një shoqate humanitare që vepron në Rripin e Gazës. Federata ka marrë një qëndrim të fortë mbi një temë të ndjeshme që prek edhe Italinë, e cila është në të njëjtin grup kualifikues për Botërorin dhe është vënë në shënjestër për ndeshjen kundër kombëtares izraelite që do të luhet në Udine. Për shumëkënd vendimi më i mirë do të ishte ai i bojkotimit dhe ka kërkesa zyrtare për të mos e zhvilluar ndeshjen. Norvegjezët do të zbresin në fushë më 11 tetor në orën 18:00 dhe tashmë kanë njoftuar se nuk duan të qëndrojnë indiferentë përpara kësaj situate.

Në shënimin zyrtar ku komunikoi mënyrat e shitjes së biletave, federata shtoi se do t’i caktojë të ardhurat një organizate humanitare aktive në Gaza, emri i së cilës do të bëhet i ditur së shpejti. Një zgjedhje që ka shkaktuar reagime të kundërta: nga njëra anë ka irrituar Izraelin, nga ana tjetër ka hapur një debat edhe në Itali ku ndeshja kundër izraelitëve është tashmë në qendër të diskutimeve të ndezura jo vetëm në debatin sportiv.

Norvegjia do t’i kalojë fitimet një shoqate që vepron në Gaza
Presidentja e federatës norvegjeze, ish-futbollistja Lise Klaveness, është shfaqur personalisht mbi këtë çështje duke shpjeguar nismën: “As ne dhe as organizata të tjera nuk mund të qëndrojmë indiferente ndaj vuajtjeve humanitare dhe sulmeve disproporcionale ndaj të cilave popullsia civile e Gazës është e ekspozuar prej kohësh. Izraeli bën pjesë në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s dhe ne duhet të përballemi me këtë situatë. Por duam t’ia kalojmë fitimet një organizate humanitare që shpëton jetë njerëzish në Gaza çdo ditë dhe që kontribuon në mënyrë aktive me ndihma emergjence në terren”. Pra, të gjitha të ardhurat nga ndeshja mes Norvegjisë dhe Izraelit do t’i jepen për bamirësi një shoqate humanitare që vepron në territorin palestinez për të dhënë një ndihmë konkrete për popullsinë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top