Non grata e Berishës/ Ish-këshilltari Bolton: Vendim jo i duhur, duhet të rishihet

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë, John Bolton është shprehur se vendimi për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë i nxituar. Bolton në një intervistë në “Off the Record” tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar, nuk e di deri në çmasë duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” u shpreh ai. Bolton shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja. shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur, por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”, theksoi ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top