Nominimi/ Kush u eliminua nga shtëpia e “BBV”?

Liam Osmani ka lënë shtëpinë e Big Brother, duke e humbur shansin për të shkuar në finale dhe fituar çmimin e madh.

Në një nominim të fortë mes Erjolës, Françeskës, Heidit, Romeos, Rozës, Liami ka marrë më pak vota, si më pak i preferuari, duke dalë nga shtëpia. I pyetur se kush mund ta fitojë Big Brother, Liami tha Juli.

Ledioni: Pse publiku vendosi të largohesh ti?

Liam: Mendoj se qetësia që unë kërkova, por të mos harrojmë që mua më ndodhi një fatkeqësi dhe të futesh diku e të dalësh nga diku, ana psikologjike… pastaj të vish dhe të futesh sërish në shtëpinë e Big Brother… Realisht…

Ledioni: Po, po. Ku ka realisht më shumë presion?

Liam: Normale që atje.

Ledioni: Më shpjego disa veprime të tuat që megjithëse të kryera në kuadër të lojës kanë qenë të çuditshme. Për shembull, ajo tepsia me ujë kokës së Françeskës?

Liam: Ajo ka qenë sepse më lagu dyshekun… Mund të ketë qenë diçka e çuditshme, por unë isha i nervozuar dhe thashë ti hidhja pak ujë që të qetësohej.

Ledioni: Këto lojërat praktike, mendon se janë pëlqyer?

Liam: Nuk e di Ledion, unë do ta shoh edhe jashtë se si kanë shkuar te publiku. Por normale që i kam bërë për të qenë lojëra të bukura.

Ledioni: A kishte aty një mospranim të situatave argëtuese dhe fokusimin vetëm te debatet?

Liam: Është shumë e thjeshtë, aty janë 4 persona që pasojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një teatër që për momentin i tregon ata të ndarë, por po prapë në vëmendje janë ata të 4: Juli, Romeo, Heidi, Egla. Në momentin që ti me zërin e ulët dhe me kulturën tënde mundohesh të shpjegosh diçka, nuk të lejojnë që të flasësh.

Ledioni: A shikon banor tjetër në finale përveç katërshes?

Liam: Erjola dhe Roza kanë nuhatur diçka për veten e tyre, por edhe pse jo të fitojnë Big Brother. Ndërsa Meritoni për mendimin tim po luan shumë keq që i është afruar Romeos. Shoqëria është shoqëri, mund të flasësh, zihesh, por jo të arrish në atë pikë. Graciano flet, por nuk i merret mendimi për bazë.

Ori: Kush mund ta fitojë Big Brotherin?

Liami: Juli.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top