Noka: Spitalin e Hasit e kanë mbyllur, është kthyer në sallë kuajsh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend ka lexuar një mesazh nga një qytetar ndërsa ka nxjerrë në pah gjendjen e keqe të spitaleve në vend. Noka u shpreh se spitalet janë në gjendje të rëndë dhe se njerëzit po vdesin ndërsa nga spitalet ne vënd vuri theksin tek spitali Onkologjik.

Noka u shpreh se spitali i Hasit është mbyllur dhe shndërruar në një sallë kuajsh. Ai u shpreh se shkaktarët nuk skuqen pasi sipas tij atyre u ka humbur fytyra që më trafikun e parave të drogën me Toyota Yaris. Sipas tij qeverinë e ka zënë tmerri dhe se Amerika ka diferencuar se kush është ai që dëshiron zhvillimin e botës dhe ata që janë me Sorosin. Ai përgëzoi SHBA-në për qëndrimin e saj dhe që nuk mbështët regjim e George Sorosit.

“Njerëzit po vdesin tek Onkologjiku. Më shkruajnë edhe për spitalin në Lushnjë dhe në Has. Janë në gjendje të rëndë. Spitalin e Hasit e kanë mbyllur dhe e kanë kthyer në sallë kuajsh. Nuk skuqen, se kur bën trafikun e parave të drogës me Toyota Yaris, e ke humbur fytyrën.

Ju ka zënë tmerri. Amerika ka diferencuar, se kush është ai që dëshiron zhvillimin e botës dhe ata që janë me Soros. Mirënjohje SHBA-ve, që nuk mbështet një regjim të George Soros. Këta nuk e shpëtojnë dot lëkurën. Do kenë punë me ligjin,” tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top