Noka bllokon rrugën me makinë: Do vazhdojmë deri sa të triumfojë kauza jonë

Opozita po proteston prej orës 17:00 në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve në rrethrrotullimet kryesore.

Në Tiranë është bllokuar rrethrrotullimi te ish-Sheshi Shqiponja, ku krahas mbështetësve të opozitës që ndodhen në rrugë, një formë bllokimi është edhe ajo me makinat, që janë ndalur.

Mes atyre që kanë zgjedhur të bllokojnë rrugën me makinë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka. Ai ka parkuar makinën në mes të rrugës, veprim që është pasuar edhe protestuesit e tjerë, që kanë ndalur makinat e tyre.

Flamur Noka tha se ky është akti i dytë i mosbindjes civile dhe se opozita do të vazhdojë me akte të tjera deri sa të plotësohen kauzat e opozitës.

“Ne jemi në mosbindje civile, sot është akti i dytë, do të vazhdojmë me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë. Është një kauz për votën e lirë për një Shqipëri demokratike dhe jo despotike, një kauz që përmban thelbin e pluralizmit se si duhet të jetë një qeveri, një kauz ku duhet respektuar balanca e pushteteve. Ne do bëjmë gjithccka në betëjën tonë, do vazhdojmë deri sa të gjunjëzojmë narkoregjimin, jemi për të kërkuar atë që i duhet Shqipërisë, që të frenohet shpopullimi. Që vota e lirë të jetë e lirë. Shqipëria është mbajtur peng nga korrupsioni dhe bandat, është shpopulluar sipas të dhënave të fundit të Eurostat. Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks.” – u shpreh Noka.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top