Njoftimi i Kushtetueses, fati i Ballukut vendoset nga trupa e plotë e gjykatës

Trupa prej tre anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim të njëzëshëm për ankimin e qeverisë kundër pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, të vendosur nga GJKKO. Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan 2 pro dhe 1 kundër, duke bërë të pamundur një vendimmarrje unanime për kalimin apo jo të ankimit në shqyrtim.

Sipas ligjit, në rastet kur Kolegji nuk arrin unanimitet, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do duhet të vendosë nëse kërkesa do të shqyrtohet në seancë plenare. Nëse ajo pranohet, Kushtetuesja do të duhet të shprehet fillimisht për kërkesën e qeverisë për pezullimin e zbatimit të vendimit të GJKKO-së, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankimit.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte zhvilluar mbledhjen sipas planifikimit, duke informuar:

“Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”

Ndërkohë, në GJKKO, vetë Belinda Balluku ka apeluar dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar, ndërsa SPAK ka deklaruar se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top