Njihuni me partnerin më të ri të Dua Lipës

Dua Lipa ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen e re të dashurisë me partnerin Romain Gavras, me të cilin është shfaqur në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ajo dhe Romain kanë pozuar të dy për paparacët, të kombinuar me të zeza, teksa shkëlqenin nga koka tek këmbët.

Kështu, Dua ka pohuar të gjitha aludimet për lidhjen e tyre të re, mirëpo kush është Romain Gavras?

Ai është një regjisor i shquar francez, i lindur në Paris, Francë. Gavras është 41 vjeç dhe origjina e tij është gjysmë franceze e gjysmë greke.

Romain është përfolur edhe për lidhje të tjera me vajza të njohura të showbiz-it, e për çudi duket se e tërheq shumë gjaku i shqiptareve! Më herët, ai ka qenë në një romancë me Rita Orën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top