Një vatër aktive zjarri në fshatin Vukpalaj, si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës

Një vatër zjarri ngelet ende aktive në qarkun e Shkodrës. Lajmi konfirmohet nga strukturat EC të Bashkive të Qarkut Shkodër.

Mësohet se vatra e zjarrit ngelet aktive në fshatin Vukpalaj të Bashkisë Malësi e Madhe.
Gjate gjithë natës në këtë vatër zjarri kanë punuar 6 efektivë zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse. Aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik për banesa.

Në bashkinë Shkodër, vijon të monitorohet nga ADZM Mali Koloj dhe fshati Baks Rrjoll dhe nuk ka vatër zjarri aktive.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top