Një vajzë shqiptare mes viktimave në Greqi, dy të tjerë të zhdukur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku treni nga Larisa drejt Tempi është përplasur me një tren mallrash duke shkaktuar 40 viktima dhe 85 të plagosur.

Mediat raportojnë se mes viktimave është edhe një vajzë shqiptare. 20-vjeçarja shqiptare ishte në vagonin e parë kur treni me pasagjerë u përplas me trenin e mallrave. E reja shqiptare jetonte prej vitesh në Larisa së bashku me familjen e saj.

Po ashtu raportohet se edhe dy shqiptarë janë zhdukur. Denis Ruçi, 23 vjeç nga Tirana është një nga shqiptarët e zhdukur. Ruçi ndodhej në një nga vagonat e trenit që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut. Familja e Ruçit nuk ka marrë asnjë informacion për djali që nga koha që ka ndodhur aksidenti.

E zhdukur është edhe një vajzë e familjes Lata. Vajza ishte në tren kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm, por që ende nuk është gjetur dhe familja po përjeton momente ankthi .

Kujtojmë që shefi i staciont të Larisës është arrestuar për veprën penale të prishjes së sigurisë së transportit që ka shkaktuar vdekjen. Kjo vepër parashikon dënime nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Aksidenti u shkaktua pas treni me pasagjerë dhe ai i mallërave u gjetën në një binar. Treni i pasagjerëve numër 62 është gjetur në binarin e poshtëm – për në Athinë – në të cilin treni tregtar tashmë po nisej, ndërsa normalisht duhet të ishte në binarin e sipërm – për në Selanik.

Shefi i stacionit dyshohet se ka pohuar në polici se ka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top