Një tjetër foltoriste e Klanit non grata, përfituese ndër vite familjarisht nga pushteti që fatmirësisht u shkëmbye me emrin Mimoza Hajdarmataj, ka dhënë konferencë shtypi me shpifje dhe të pavërteta, duke anatemuar si Kryetarin e Bashkisë Tropojë.

Mimoza, deshtake politike, e cila nuk arriti as të kualifikohej në primarët e një grushti foltoresash në Tropojë, tani ka menduar të çelë në Nëntor.

Si gjithë tentuesit e të dëshpëruarit dhe të turpëruar nga humbja përfundimtare e pushtetit në Malesi të Gjakovës, edhe kjo zonjë genjen paçiptësisht publikisht për gjoja “afera” në Bashkinë e Tropojës.

Për nga 13 Gushti 2019, ky kor horësh e intrigantësh i bien të njëjtit fyer mashtrimi, duke menduar se kështu erresojnë arritjet e Bashkisë Tropojë, të cilat në 4 vite e gjysmë tejkalojnë dy dekada të pushtetit të tyre.

Dëshpërimi jo vetëm nuk është argument, por degradon përfundimisht imazhin politik dhe njerëzor të tyre.

Ne jemi në punë e pranë halleve të njerëzve, bile dhe të demokratëve të vërtetë, që Mimoza e tutoret e saj i përdorën si mitingashe për përfitime politike dhe ekonomike, përfitime këto që po sekuestrohen ditë pas dite nga Drejtësia e re.

Pra, Mimoza, çeli herët sivjet në fillimin e një dimri të vështirë për Foltoren dhe suportuesit e saj.
Në pranverë, kur të çelin mimozat e vërteta, kjo Mimoza e foltores do jetë zhdukur.