Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, një tërmet me magnitudë prej 3.3 ballë të Shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në perëndim të Podhumit në komunën e Tuzit dhe kishte një thellësi prej 15 kilometrave.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.