Një super Giroud nuk mjafton për Milan: Politano e Raspadori shpëtojnë Napolin

Ndodhi gjithçka mes Napoli e Milan, në ndeshjen e fundit të javës së 10 të Serie A. Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë, e cila u mbyll 2-0 falë dygolëshit të Giroud (22′ dhe 31′). Të besuarit e teknikut Pioli kishin madje dy mundësi për të brë tris. Në pjesën e dytë, sidoqoftë, Garcia bëri ndryshime në lojtarë dhe barazoi falë golit të Politano (50′) dhe Raspadori (63′). Të kaltrit shkuan në fund madje edhe pranë fitores. Barazimi i bën kuqezinjtë të rrëshqasin në -3 pas Inter. Shqetësimi më i madh është për teknikun Pioli: Kalulu, Pulisic dhe Pellegrino janë të dëmtuar.

Napoli-Milan ishte një spektakël i vërtetë. Pjesa e parë e gjitha nën shenjën e kuqezinjve. Dygolëshi i Giroud lartësoi skuadrën e teknikut Pioli dhe heshti stadiumin Maradona. Në pjesën e dytë ishte e kundërta. Napoli mori kontrollin e ndeshjes dhe kishte agonizmin konkurreues të duhur.

 

Paqartësitë në mbrojtje të Milan dhe dëshira e të kaltërve krijuan një koktej të patretshëm për kuqezinjtë. Politano ngushtoi diferencën pas 5 minutash nga pushimi. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Raspadori pastaj ngriu Maignan dhe i dha Garcias 2-2, me stadiumin në delir. Në minutën e 94′, Kvara pati mundësinë edhe të kompletonte përmbysjen, por u bllokua nga Maignan. Në fund, mbërriti një barazim plot emocione, me Napolin që e mbylli me dhjetë lojtarë. Natan u ndëshkua me kartonin e kuq pak minuta para fundit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top