Një shqiptar do ta kemi kampion evrope: Xhaka dhe Gjimshiti në finalen e madhe

Bayer Leverkusen – Atalanta, do të jetë finalja e Ligës së Evropës për edicionin 2023/24.

Do të jetë gjithashtu një finale shqiptarësh me Granit Xhakën në njërën anë dhe Berat Gjimshitin në anën tjetër.

Të dy ishin liderë në repartet e tyre. Xhaka në mesfushë e Gjimshiti në mbrojtje.

Bayer Leverkuseni i Xhakës barazoi 2:2 me Romën, ndërsa kishin triumfuar 0:2 në ndeshjen e parë.

Në anën tjetër, Atalanta e kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshitit triumfoi 3:0, pasi kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë.

Finalja do të zhvillohet në Dublin dhe mbetet të shihet se cili nga futbollistët shqiptarë do ta ngrejë lart titullin e garës së dytë më prestigjioze evropiane.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top