Një sasi e konsiderueshme e tankeve Leopard 1 do ti dhurohen Ukrainës nga një kompani belge

Rreth 12 tenka Leopard 1 të cilat kanë qenë në pronësi të Belgjikës janë blerë nga një shtet evropian në mënyrë që të dhurohen si donacion për Ukrainën ka thënë ndërmjetësuesi i marrëveshjes të martën.

Tanket gjermane kanë qenë temë këtë vit në Belgjikë pasi që ministri belg i mbrojtjes Ludivine Dedonder kishte thënë se qeveria e tij po shqyrtonte mundësinë që të blinte përsëri tanket që i kishte shitur mirëpo nuk e kishte bërë një gjë të tillë për shkak të çmimit të lartë.

Ky episod me Belgjikën ka nxjerrë në pah një problem në mesin e qeverive perëndimore të cilat armët që i kishin konsideruar të vjetra janë shitur tek kompanitë private ndërsa tani këto lloje të armatimeve janë në kërkesë të lartë, raporton Reuters.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë së mbrojtjes OIP Land Systems Freddy Versluys ka thënë se ai i ka blerë këto tenka nga qeveria belge më shumë se 5 vite më parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top