Sot pritet të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Sipas njoftimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahet tubimi kryesor. Organizatorët ritheksojnë se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e këtij objektivi, ndërsa protesta e sotme shënon të 30-ën radhazi dhe një muaj nga fillimi i kësaj serie manifestimesh.
“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj
Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700