Së shpejti do të ketë fluturime direkt nga Shqipëria në Izrael. Këtë lajm e dha kryeministri Rama.
Rama shprehet se ky është një lajm fantastik për të forcuar lidhjet mes dy shteteve.
“Ky është një lajm fantastik për forcimin e lidhjeve mes Izraelit dhe Shqipërisë! Fluturimet direkte jo vetëm që bëjnë udhëtimin më të thjeshtë, por hapin mundësi për shkëmbime kulturore, turizëm dhe mundësi biznesi. Lidhja historike mes dy shteteve, përfshirë rolin heroik të Shqipërisë në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një bazë e fortë për një lidhje më të qëndrueshme.” – shkruan Rama mes të tjerash.
Në një postim të gjatë në X, Rama gjen hapësirë të falenderojë edhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
This is wonderful news for strengthening further the ties between Israel and Albania! Direct flights not only make travel more convenient but also open doors for cultural exchange, tourism, and business opportunities. The historical bond between the two nations, including… pic.twitter.com/hklZwgTr4Y
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2025