Një grup qytetarësh e gdhijnë sërish në bulevard, i bllokuar kalimi para kryeministrisë

Një grup qytetarësh kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë dhe vijojnë të qëndrojnë aty edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Ata kanë vendosur disa karrige metalike përpara godinës, ndërsa qarkullimi i automjeteve në bulevard mbetet i bllokuar që prej ditës së djeshme. Në shkallët e Kryeministrisë janë lënë edhe këpucë, si simbol i emigrimit të shqiptarëve.

Edhe pas përfundimit të protestës së së shtunës, një pjesë e protestuesve refuzuan të largoheshin dhe qëndruan para Kryeministrisë gjatë gjithë ditës së diel, duke e kthyer protestën në një qëndresë të pandërprerë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top