“Një ëndërr që e kam që i vogël”: Hysaj, pa minuta por do vendin në Botëror

“Nuk kam pasur shumë minuta, është e vërtetë. Por kur vjen në Kombëtare është ndjesi tjetër, si një punë tjetër që ti do të bësh. Gjithmonë kam dhënë dhe do të jap maksimumin. Nëse unë do të kem 60 minuta, ato do t’i bëj shumë mirë dhe pastaj do të dal dhe do ia lëshoj vendin dikujt tjetër”. Elseid Hysaj është gati për ndeshjen e playoff kundër Polonisë, më 26 mars, duke qenë i ndërgjegjshëm se nuk vjen në maksimumin e tij. Te Lazio nuk luan kurrë dhe kjo situatë natyrisht që e penalizon, por mbrojtësi e di përgjegjësinë që mbart kjo ndeshje: “Tani kemi të vetmin rast që mund të na kualifikojë në Botëror dhe e dimë të gjithë që është një ndeshje e rëndësishme. Jemi të gjithë gati për këtë ndeshje”.

Nuk ka asgjë të thjeshtë në ndeshjen në Varshavë, por nuk do të ketë as për Poloninë, kjo është pak po e sigurtë për Hysaj. “Është akti final, si të jetë një film. Është një ndeshje e vetme, teke. Nuk është vajtje-ardhje. Të gjithë jemi të kënaqur që kemi arritur play-off-in. Duam që të ikim në Botëror. Kemi treguar që kërkojmë që ta gjejmë një Botëror edhe për Kombëtaren tonë sepse duhet t’ia falim Shqipërisë një Botëror të bukur”.

Mungesat janë të rënda, sepse siç dihet do të mungojë Manaj dhe Daku, por kjo është një ndeshje speciale e një mundësi që nuk duhet humbur. Jemi një hap larg Botërorit dhe nuk është një mundësi që vjen kaq shpesh: “Kjo është një ëndërr që e kam që i vogël – tha Hysaj -. Tani edhe më shumë, se kur bën dy europiane, mungon edhe një kapitull i jetës siç është Botërori për të arritur gjithçka në kombëtare. Është një ëndërr. Ëndrrat ndonjëherë realizohen, ndonjëherë jo. Por gjithmonë duhet të besosh për t’i realizuar dhe unë kam besim”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top