Një ditë pasi Rama e talli publikisht, Bajram Begaj “hidhet” në krahët e Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është takuar këtë të shtunë me Presidentin Bajram Begaj. Ajo ka ndarë në Twitter një foto, në të cilën shfaqen të dy te Liqeni i Tiranës.

“Gjithmonë është një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, ka shkruar ambasadorja Kim krahas fotos.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Begaj priti në Presidencë kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i propozoi kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenin. Me foton e parë që Rama publikoi nga takimi, u kujdes posacërisht të tallej me kreun e shtetit. Më pas zgjodhi ta zëvendësonte foton me një tjetër më të përshtatshme.

Lexo edhe: Rast pas rasti/ Si kujdeset Rama për të tallur publikisht Presidentin (FOTO)

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top