Një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale urgjente në QSUT, Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e apendisitit. Kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes rreth orës 06:00.
Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital. Pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut. Për këtë arsye atij iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata, njoftoi se kreu i qeverisë la ambientet e spitalit brenda 24 orëve. Kjo pasi gjendja e tij ishte e mirë. Ndërsa koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top