Një ditë pas mbërritjes së emigrantëvë të parë në kampin e krijuar nga marrëveshja Shqipëri-Itali në kampin emigrantëve në Gjadër të Lezhës kanë shkuar edhe tre deputetë të opozitës italiane. Mësohet se Riccardo Magi, Rachele Scarpa dhe Roberto Valaschiani vizituan kampin e Gjadrit ndërsa kritikuan qeverinë “Meloni” se ka ngritur një koloni për të huajt jashtë territorit të shtetit Italian për ti fshehur publikut italian krizën e emigrantëve.
Riccardo Magi tha se ky test ka dështuar që ditën e parë dhe se dje erdhën 16 emigrantë nga të cilët 4 u kthyen sërish. Ai ka vënë në pikëpyetje se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë. Sipas tij janë shpenzuar mijëra euro për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh.
“Ashtu siç e kemi thënë në parlament, ky test ka dështuar që ditën e parë. Sepse personat vunerabël nuk duhet të silleshin në Shqipëri. Dje erdhe 16 emigrantë dhe më pas 4 u kthyen mbrapsht, mendojeni se çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë që do të tentohet të sillen këtu. Po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj inicaitive. Janë mijëra euro që janë shpenzuar për 16 emigrantë me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh,” tha Magi.
Rachele Scarpa tha se transferimi ka kushtuar 18 mijë euro për person dhe se 4 prej tyre u kthyen pas.
“Këtu është krijuar një zonë gri që mendojmë se shkel shumë të drejtat e njeriut. Si mundet të përdoret një anije e marinës italiane që nuk është për një ndërhyrje të tillë e sidomos për kategoritë e ndryshme sociale,” tha Scarpa.
Roberto Valaschiani tha se i kanë kërkuar Melonit të heqë dorë nga këto kampe dhe në tërësi nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët pasi ka kosto të lartë dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
“Janë 1 mijë në Lampeduzza, por dje erdhen 16 në Shengjin. Ne e kemi kontestuar kryerjen e këtyre verifikimeve në mes të detit sepse gra e fëmijë ne ditet ne vazhdim do perfundojne ne Shengjin.Për shkak të kostos së lartë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, ata i kërkuan dhe njëherë kryeministres italiane Giorgia Meloni të heqë dorë nga këto kampe dhe në tërësi nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët,” shtoi Valaschiani.
Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Zbatimi i marrëveshjes nisi më 16 tetor ku në portin e Shëngjiniy arritën 16 emigrantët e parë. Në marrëveshje thuhet se në kampin e Gjadrit nuk lejohen personat e brishtë, si gra e minorenë ose të sëmurë e të moshuar. Ato që janë shpëtuar në ujërat ndërkombëtare janë dërguar në tokën italiane, pra në kampet e Lampeduzës.
Ndërkohë pjesa tjetër e emigrantëve, 14 të tjerët do të transferohen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini. Pasi dokumentet e tyre të përpunohen, ata ose do të dërgohen në Itali, nëse përgjigja ndaj kërkesës së tyre për strehim është pozitive, ose do të kthehen në shtëpi, nëse kërkesa e tyre refuzohet. Mjediset në Shëngjin dhe në Gjadër do të mbikëqyren nga personeli italian. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të pranishëm në një kohë në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3000 veta sipas marrëveshjes.