Nisja e vitit të ri shkollor/ Berisha: Shqipëria po përballet me një krizë demografike, 5,900 nxënës më pak

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor, por ka ngritur edhe një sërë shqetësimesh. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i demokratëve thotë se Shqipëria po përballet me një krizë demografike, ndërsa thekson se në një vit janë 5900 nxënës më pak. Berisha thotë se numri i nxënësve ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, sipas tij “në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa”.

Reagimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, Së pari, urimin më të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit shqiptarë në këtë ditë të veçantë për ta dhe për mbarë kombin.

Një urim të veçantë, nga zemra, për vogëlushet dhe vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Uroj që ky vit i ri shkollor të jetë për ta një vit i mbarë dhe plot suksese, dije dhe ëndrra të bukura. Por, të dashur miq, viti i ri shkollor 2026–2027 e gjen Shqipërinë përballë një alarmi të madh demografik dhe arsimor.

Në vetëm një vit, Shqipëria ka humbur rreth 5,900 nxënës të arsimit fillor. Numri i tyre ka rënë nga 146,962 në 141,089, një tkurrje prej rreth 4 %, ndërkohë, në Bashkimin Europian rënia ishte vetëm 0.2 %. Pra, Shqipëria po humbet fëmijët e saj me një ritëm shumë më të shpejtë se Europa. Ky është rezultati i një politike që nuk ka arritur të ndalë shpopullimin, emigracionin dhe largimin e familjeve shqiptare. Shqipëria po zbrazet, por narkoqeveria që është dhe shkaku i zbrazjes është vetëm e kënaqur me këtë!

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top