Nisin “spastrimet” nga Manchester United: shumë emra të mëdhenj ikin nga Old Trafford në janar

Van der Beek, i cili u transferua në Eintracht Frankfurt në formë huazimi me të drejtë blerjeje, është vetëm emri i parë në listën e gjatë të lojtarëve të gatshëm për t’u larguar nga Manchester United në sesionin e merkatos dimërore që sapo ka nisur. Sezoni i Red Devils po shkon shumë nën pritshmëritë. E përveç problemit të dukshëm teknik, klubit i duhet edhe të arkëtojë, duke pasur parasysh milionat e “hedhura” për investime të gabuara.

Sipas Manchester Evening Standard, ka edhe emra të rëndësishëm në rrugën e daljes. E shumë klube evropiane janë duke pritur për “shitjet dimërore” në Old Trafford.

REVOLUCIONI DIMËROR I UNITED
Sistemimi i investimeve krejtësisht të gabuara dhe paga shumë të larta shumëvjeçare nga të cilat klubi duhet të çlirohet absolutisht. Ky është misioni i janarit i drejtuesve të Manchester United. Sipas tabloideve britanike Red Devils janë gati të shesin disa profile të spikatura të skuadrës. Duke filluar nga Jadon Sancho, i cili prej muajsh ka qenë jashtë projektit teknik të Ten Hag. Anglezi është i kërkuar nga shumë klube europiane, përfshirë Juventus.

Më pas janë dy francezët Varane dhe Martial, të cilët duket se nuk gjejnë më hapësirë në formacionin titullar të Red Devils. Mbi të gjitha, edhe paga e tyre rëndon shumë në arkat e klubit. Në fund të mardhënies është edhe braziliani Casemiro, për të cilin ka interes të madh nga disa klube të Saudi Pro League. Emra (dhe paga) të rëndësishme për t’u hequr qafe e për të nisur një revolucion të vërtetë dimëror. A do të jenë në gjendje drejtuesit e United të arrijnë objektivin e tyre në një muaj merkato riparuese të transferimeve? Kjo mbetet për tu parë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top